$0+

Lomsh - Udhërrëfyes pragmatik për tregun kaotik të IT-së

0 ratings
I want this!

Lomsh - Udhërrëfyes pragmatik për tregun kaotik të IT-së

$0+
0 ratings

Tregu i IT-së është tregu më dinamik ndër tregjet e tjera. Ai ndryshon shpejt, përparon shpejt, vjetërsohet shpejt, përtërihet shpejt, e kështu në vazhdimësi e ndryshon gjendjen.

Të gjitha këto karakteristika, e bëjnë këtë treg të frytshëm për këdo që dëshiron të hyjë në të. Duke e ditur se tregu i IT-së dallohet dukshëm nga tregjet e tjera, përpos dëshirës dhe vullnetit për të hyrë në këtë treg si programues, duhet medoemos të kemi njohuri dhe udhëzime të sakta se si të ia dalim më së miri në secilin hap.

Ky treg, të cilin ne e kemi cilësuar si kaotik dhe e kemi portretizuar me ‘lomshi’, dita-ditës po merr përmasa gjigante edhe në trevat tona. Më konkretisht, tek ne këtë treg e shohim si treg të shumë mundësive, ku ka më shumë pozita pune të hapura se sa që ka persona të gatshëm për t’u futur në punë; ku të hyrat e një programuesi ndonjëherë ia kalojnë edhe pagës së kryeministrit; ku punën mund ta bësh pavarësisht vendit ku ndodhesh, si në shtëpi, kafene, apo në zyrë; ku punën në projekte ndërkombëtare e ke larg sa hap-e-mbyll llaptopin, e gjëra të tjera.

Në të gjitha këto rrjedha interesante, ne vendosëm ta zbërthejmë qasjen në tregun lokal të IT-së në këtë libër, me shpresën që të jetë si udhëzim i frytshëm për këdo që është i interesuar të punoj si programues.

Libri paraqet pikëpamjet tona nga përvojat e deritanishme si programues në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar, në zhvillimin e projekteve dhe produkteve softuerike, në intervistimin kandidatëve për praktikë dhe punë, në menaxhimin dhe mentorimin e programuesve etj.

Ne në asnjë mënyrë nuk e shohim veten si të pagabueshëm, andaj jemi të hapur për sugjerime, kritika, dhe ide me të cilat ky libër do të mund të pasurohej tutje.

Në fund, ky libër i adresohet çdo fillestari që dëshiron të futet në tregun e IT-së sigurt dhe me sukses në secilin hap dhe çdokujt tjetër që vetëm se është në këtë treg dhe dëshiron të jetë dhe më i suksesshëm në të.

Shpresojmë që ky libër të jetë ndihmues në rrugëtimin tuaj në fushën e inxhinierisë së softuerit.


Autorët

Dardan Xhymshiti

Dardan Xhymshiti është një inxhinier softueri ku për momentin ushtron rolin e Senior Big Data Engineer në kompaninë gjermane Data Reply. Ai ka përfunduar studimet në UCDenver në drejtimin Computer Science. Dardani është dashamirës i dizajnimit të sistemeve të bazuara në event-streaming, kodimit të mirëfilltë dhe mentorimit të programuesve të rinj.

Drilon Jaha

Drilon Jaha është themelues i kompanisë Mozaix dhe ka pasur punë me industrinë dhe programuesit që nga viti 2014. Nga përvoja e ka kuptuar që sociologjia e zhvilluesve të softuerit dallon nga ajo e profesioneve të tjera, andaj edhe ka vendosur që të ndajë me të gjithë përvoja të dobishme përmes këtij libri. Me Drilonin kanë bashkëpunuar më se 100 zhvillues softueri, brenda dhe jashtë Mozaix-it. Driloni ka këshilla edhe për ata që duan t’i bashkohen industrisë së programimit, por që nuk e dinë kah t’ia fillojnë.

Fatos Morina

Fatos Morina është inxhinier i softuerit me përvojë disa vjeçare. Ka përfunduar studimet master ne Universitetin Teknik të Mynihut me specializim në Machine Learning. Ka shkruar më tepër se 300 artikuj, duke grumbulluar më tepër se 1 milion lexime deri më tani, ku 2 shkrime të tij janë përkthyer në  japonisht dhe polonisht. I pëlqen mësimi i gjërave të reja, zhvillimi i produkteve softuerike, shkrimi dhe ligjërimi.

$
I want this!
Pages
Size
1.1 MB
Length
90 pages
Copy product URL